KB Bashkimi ka pësuar humbje me rezultat 83:74 pas vazhdimeve në shtëpi nga Dijoni në kuadër të FIBA Europe Cup.

Bashkimi ia doli të fitojë çerekun e parë me rezultat 18-12, ndërsa çereku i dytë përfundoi baras 18-18.


Mysafirët bën dallimin e madh në çerekun e tretë të takimit të cilin ia dolën ta fitojnë thellë me rezultat 23:9.

Prizrenasit u këndellën disi në çerekun e tretë duke fituar me rezultat 23:13, me ç’rast ndeshja shkoi në vazhdime.

Aty më të mirë u treguan mysafirët të cilët fituan me rezultat 15:6 dhe me atë të përgjithshmin 83:74.

Te Bashkimi tre lojtarë patën pikë dyshifrore, por që në fund nuk mjaftoi për fitore.

T.J Bickerstaff pati 18 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime, ndërkohë Lejson Zeqiri pati 14 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Isiah Cousins shtoi gjithashtu 13 pikë, tri kërcime dhe pati katër asistime.

Në ndeshjen e ardhshme në FIBA Europe Cup, Bashkimi do të jetë nikoqire e gjigantit kroat Cibonës./Telegrafi/

telegrafi sport app