LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi nënshtron malazezët në udhëtim

Bashkimi nënshtron malazezët në udhëtim

KB Bashkimi ka bërë një paraqitje fantastike në xhiron e katërt të Ligës Ballkanike duke e mposhtur skuadrën malazeze Lovcen Basket.

Në ndeshjen e zhvilluar në Cetinje prizrenasit u treguar më të mirë gjatë gjithë takimit, duke arritur në fund fitoren prej 66-75, shkruan Koha.net.

Basketbollistët më të mirë të Bashkimit në këtë takim ishin Granit Rugova, Bussey e Shima, të cilët shënuan pikë dyshifrore.

Kjo ishte fitorja e dytë e Bashkimit nga katër ndeshje të zhvilluara në Grupin B.


Ndeshjen e ardhshme në BIBL, klubi nga Prizreni e luan si mysafir i Pejës më 24 nëntor nga ora 19:30.