LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi në Mal të Zi për fitore ndaj Teodos

Bashkimi në Mal të Zi për fitore ndaj Teodos

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni të martën është mysafire e Teodos në Tivat të Malit të Zi në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike (BIBL).

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 18:00. Portokallinjtë e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e tyre debutues në BIBL, pasi në xhiron e parë e kanë mundur Pejën në Prizren me rezultat 82:73, kurse në anën tjetër malazezët e kanë deklasuar Lovcen-in me shifrat 78:55.

Do të thotë se sot pritet një rivalitet i madh ndërmjet Teodos dhe Bashkimit dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë në taborrin prizrenas, andaj edhe janë mobilizuar maksimalisht dhe kanë udhëtuar për në Tivat për të bërë më të mirën në parket në mënyrë që të kthehen me dy pikë të reja në BIBL.

Bashkimi në BIBL bënë gara në Grupin B së bashku me Pejën, Teodo-n, Lovcen-in dhe Levski 2014. /Telegrafi/