LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi mysafir i Levksit në Bullgari

Bashkimi mysafir i Levksit në Bullgari

Tri skuadra basketbollistike kosovare janë duke marr pjesë ne garën ndërkombëtare të Ballkan Ligës, bëhet fjalë për Pejën, Sigal Prishtinën dhe skuadrën e Bashkimit.

Ekipi prizrenas Bashkimi të martën do të jetë mysafir i Levski 2014 në kuadër të xhiros së tretë të Grupit B të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike. Kjo ndeshje do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në Sofje të Bullgarisë.

Prizrenasit kanë bilanc prej një fitore e një humbje në BIBL, ku si vendas kanë triumfuar kundër Pejës, derisa kanë pësuar disfatë si mysafirë ndaj Teodo-s në Tivat të Malit të Zi.

Në anën tjetër bullgarët e Levski-t në BIBL e kanë luajtur vetëm një ndeshje, ku kanë shënuar fitore në ballafaqim me malazezët e Lovcen Basket.


Kujtojmë se Bashkimi për herë të parë në histori të klubit merr pjesë në një garë të tillë siç është Ballkan Liga. /Telegrafi/