LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi me probleme ndaj Teodos

Bashkimi me probleme ndaj Teodos

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni të martën është mysafire e Teodo-s në Tivat të Malit të Zi në kuadër të xhiros së dytë të Ligës Ballkanike (BIBL). Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 18:00.

Portokallinjtë e kanë nisur me këmbë të mbarë edicionin e tyre debutues në BIBL, pasi në xhiron e parë e kanë mundur Pejën në Prizren me rezultat 82:73, kurse në anën tjetër malazezët e kanë deklasuar Lovcen-in me shifrat 78:55.

Do të thotë se nesër pritet një rivalitet i madh ndërmjet Teodo-s dhe Bashkimit dhe për këtë janë të vetëdijshëm të gjithë në taborrin prizrenas, andaj edhe janë mobilizuar maksimalisht dhe kanë udhëtuar për në Tivat për të bërë më të mirën në parket në mënyrë që të kthehen me dy pikë të reja në BIBL.

Bashkimi në BIBL bënë gara në Grupin B së bashku me Pejën, Teodo-n, Lovcen-in dhe Levski 2014.


“Jemi të gatshëm për Teodo-n, edhe pse kemi disa probleme me lëndime, por shpresojmë se do të luajmë fortë. Teodo është një skuadër mjaft kualitative, e cila një kohë të gjatë luan në Ligën Ballkanike, që do të thotë se ka përvojë në arenën ndërkombëtare".

"Imer Tahiri nuk do të luaj, kurse ende nuk dihet nëse edhe Efthymios Tsakaleris do të mund të luaj. Megjithatë ne e kemi sistemin tonë të lojës dhe idetë tona, të cilat do të përpiqemi t’i zbatojmë në Tivat. Pres një ndeshje të vështirë, edhe pse të gjitha janë të tilla në BIBL”, u shpreh Mijovic.