LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë – ja kur mund të organizohet referendumi, sipas Ivica Daçiqit!

Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë – ja kur mund të organizohet referendumi, sipas Ivica Daçiqit!

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se referendum në Vojvodinë nuk mund të ketë, sepse për këtë duhet marrë një vendim. Dhe për këtë sipas tij, ata që propozojnë një gjë të tillë, duhet të kenë shumicën.

Duke folur për referendumin në Republikën e serbe (RS), shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, Daçiç ka thënë se anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviç tani flet për një referendum në Republikën Serbe, ndërkaq partia e tij në vitin 1991 organizoi një referendum në Sanxhak.

Sipas tij, boshnjakët për vite kanë qenë kundër marrëveshjes së Dejtonit dhe kanë kërkuar ndryshimin e saj, dhe tani siç ka thënë ai “papritmas thonë se Republika Serbe shkel marrëveshjen e Dejtonit”.


Ndërkaq duke komentuar propozimet e disa partive nga Kosova për një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, Daçiq ka thënë se është e mirë që po ndodhin pohime të tilla, për të cilat sipas tij “bashkësia ndërkombëtare mund të sheh se Serbia kishte të drejtë dhe se thelbi i politikës së tyre ishte bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Derisa atyre nuk ua bën me sy dikush nga Perëndimi, (referendumi) me siguri nuk do të organizohet”, ka thënë Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori