Propozimi i marrëveshjes së tregtisë së Britanisë nuk është miratuar në Bruksel, duke qenë se është konsideruar si e tepërt.
Nëse Theresa May kishte shpresuar se BE-ja do t’i përgjigjej pozitivisht tonit pajtues që ajo kishte gjatë fjalimit të saj të fundit, ku përshkruante marrëdhënien e ardhshme të tregtisë së dëshiruar nga britanikët, do të duhej që të kalonin vetëm pak ditë dhe ajo të merrte zhgënjimin e radhës.
Dhe pikërisht, pesë ditë pas deklaratës së May, Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Evropian, nxori një projektligj për negociatat e ardhshme tregtare që kundërshtonin me vendosmëri propozimin e saj kryesor, shkruan The Economist, përcjell Telegrafi.
May kishte parashtruar idenë e ‘divergjencës së menaxhuar’ nga rregullat e BE-së, në këmbim të aksesit sektor më sektor në tregun e saj të vetëm dhe agjencive rregullatore të BE-së, si ato për ilaçe, kimikate dhe linjat ajrore. Projektligjet e hedhin poshtë një zgjedhje të tillë, sepse do të rrezikonte shumë tregun e vetëm. Tusk tha më tej se, duke qenë se May po e gjen veten në një situatë të vështirë, si pasojë e largimit nga tregu i vetëm dhe bashkimi doganor, e vetmja mënyrë për të ndalur lëvizjen e lirë të njerëzve dhe për të shpëtuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë, ishte arritja e një marrëveshjeje të lirë tregtare, e ngjashme me atë të Kanadasë.
Ai sugjeroi se ajo duhet të jetë ambicioze dhe të përfshijë të gjitha mallrat, por të jetë më e kufizuar për sa u përket shërbimeve, duke nënkuptuar se nuk do të përfshijë ato financiare. Nuk do të ishte e mundur, argumentoi ai, që Britania të kombinonte përfitimet që gëzon Norvegjia, e cila është jashtë BE-së, por në tregun e saj të vetëm, me detyrimet e kufizuara të Kanadasë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Trump reagon pas vendimit të gjykatës rreth rastit me Daniels
SHBA-ja sanksionon Industrinë Serbe të Naftës
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025