LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian nuk do ta njohë qeverinë e talebanëve

Bashkimi Evropian nuk do ta njohë qeverinë e talebanëve

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk do të njohë talebanët si qeverinë e re të Afganistanit.

Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se çdo angazhim do t’i nënshtrohej kushteve të rrepta dhe do të ishte vetëm për të mbështetur popullin afgan.

Uashingtoni ka marrë një qëndrim të ngjashëm, por Rusia dhe Kina kanë treguar të dy një qëndrim më të butë, raporton bbc.


BE-ja tha gjithashtu se synonte të koordinonte kontaktet e saj me talebanët përmes një pranie të përbashkët të BE-së në Kabul për të mbikëqyrur evakuimet dhe për të siguruar që një qeveri e re afgane të përmbushë angazhimet për çështjet përfshirë sigurinë dhe të drejtat e njeriut.

“Ne kemi vendosur të punojmë në një mënyrë të koordinuar…nëse plotësohen kushtet e sigurisë”, tha ai në një takim të ministrave të jashtëm të bllokut në Slloveni.

Ai tha gjithashtu se BE do të bashkërendojë “fuqishëm” në Afganistan me SHBA-në, G7, G20 dhe organizata të tjera dhe se do të inicojë një “platformë politike rajonale të bashkëpunimit” me fqinjët e vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori