LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit ofron trajnim falas për pastrues të oxhaqeve

Bashkia e Shkupit ofron trajnim falas për pastrues të oxhaqeve

Qyteti e Bashkia realizon projektin “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”, i cili financohet nga Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Republikës Federale të Gjermanisë dhe realizohet në bashkëpunim me qytetin e binjakëzuar të Nirnbergut, Republika Federale e Gjermanisë.

Për këtë qëllim, Bashkia e Shkupit shpalli thirrje publike për shprehjen e interesit për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues.

Personat e interesuar duhet të kenë përfunduar së paku arsimin e mesëm, dhe mund të aplikojnë me depozitimin e letrës për shprehjen e interesit, në të cilën detyrimisht duhet të shënojnë: Emrin dhe mbiemrin, datëlindjen, adresën e vendbanimit, numrin e telefonit dhe adresën e-mail.


Letrën me shprehjen e interesit mund ta depozitojnë nëpërmjet postës elektronike në adresën e mëposhtme – nakopa@skopje.gov.mk , ose në version të printuar (personalisht nëpërmjet arkivit ose me postë) pranë Qytetit të Shkupit, bul. Ilinden nr. 82, 1000 Shkup, me shënimin: Për ndjekjen e mësimit dhe trajnimit falas për oxhakpastrues në suazat e projektit “Oxhakpastrues për stufa të pastra dhe ajër të pastër në Shkup”.
Afati përfundimtar për depozitimin e letrës për shprehjen e interesit është 15.05.2022 deri në orën 15.00.

Thirrja publike me të gjitha kriteret dhe kushtet për aplikim është në dispozicion në lidhjen e mëposhtme të internetit – https://skopje.gov.mk/media/8458/javen-povik-obuka-odzacari.pdf

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori