LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Nesër do të bëhet spërkatje ajrore kundër mushkonjave

Bashkia e Shkupit: Nesër do të bëhet spërkatje ajrore kundër mushkonjave

Bashkia e Shkupit i njofton qytetarët se më 15.09.2021 (e mërkurë) do të fillojë dezinfektimi ajor kundër mushkonjave dhe tokësor në zonën e qytetit të Shkupit.

Nga Bashkia informojnë se spërkatja ajrore kundër mushkonjave do të kryhet më 15.09.2021 (e mërkurë) dhe më 16.09.2021 (e enjte), në orët e para të mëngjesit.

“Dezinsektimi tokësor i mushkonjave do të bëhet nga 15.09.2021 (e mërkurë) deri më 19.09.2021 (e diel), në periudhën nga 22 deri në orën 03, të nesërmen. Nëse kushtet e motit nuk lejojnë spërkatjen, dezinfektimi ajror do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet e motit janë të favorshme, në të njëjtën kohë.


Bletarët informohen që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.