LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit: Helmimi i kafshëve paraqet vepër penale

Bashkia e Shkupit: Helmimi i kafshëve paraqet vepër penale

Bashkia e Shkupit ka dënuar ashpër veprimet e disa individëve dhe grupeve të papërgjegjshme, të cilët hudhin helm ose matrie helmuese, me qëllim të helmojnë kafshët endacake. Nga Bashkia e Shkupit thonë se, këto veprime janë të papërgjegjëshme dhe paraqesin rrezik serioz për shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve, ndërsa e njëjta paraqet edhe vepër penale, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Bashkia e Shkupi ashpër dënon veprimet e këtilla të disa qytetarëve të papërgjegjshëm dhe edhe një herë apelojmë, nëse vërehet një rast i këtillë, menjëherë të paraqitet në polici. Bashkia e Shkupit në vitin 2017 ka hapur stacionin për kafshët endacake në Vardarishte, të cilën e mirëmban ndërmarrja publike “Higjiena komunale”, e cila punon sipas parimeve humane dhe njerëzore”, thuhet në kumtesën e Bashkisë së Shkupit.

Nga Bashkia thonë nëse dikush vëren helmim të kafshëve ta paraqesë rastin numrin e policisë (192), në numrin e NP “Higjiena komunale” (02 321 66 444)./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori