LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit me fluturake pa pilot në ndjekje të ndotësve të ajrit (Foto)

Bashkia e Shkupit me fluturake pa pilot në ndjekje të ndotësve të ajrit (Foto)

Shkupi është një ndër qytetet më të ndotura në Evropë dhe për këtë ditëve të kaluar pati protesta që autoritet lokale të gjejnë zgjidhje për ulur ndotjen në kryqytet dhe për të siguruar ajër të pastër për qytetarët.

Si një masë të shpejtë, nga Bashkia e Shkupit është fluturakja pa pilot që do t’i lokalizojë burimet e ndotjes së ajrit në qytet.

Bashkia e Shkupit këtë fundjavë filloi lokalizimin 3D të pikave kritike për ndotjen e ajrit në qytet me fluturake pa pilot. Si lokacion i parë u zgjodh deponia “Vardarishte”, dhe do të vazhdojë në lokacione të tjera. Ky aktivitet është vetëm një nga masat që Bashkia e Shkupit ndërmerr për të reduktuar ndotjen e ajrit në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Banorët e Aerodromit dhe Gazi Babës një kohë të gjatë janë ngulfatur nga era e pakëndshme që përhapet përgjatë bregut të Vardarit. Stacionet matëse tregojnë përqendrimin më të lartë të grimcave PM10 në këto pjesë të qytetit. Tani, me 3D në “Vardarishte” do të kemi fotografi të plotë të deponisë, gjegjësisht në cilën pjesë digjen mbeturinat, veçanërisht nëse këto pjesë janë të vendosura në pronë private. Inspektorati i Qytetit të Shkupit do të marrë të dhëna të sakta, me çka më lehtë do të kryejë detyrat. Jemi të bindur se me aksione të tilla do t’i eliminojmë shkaqet e ndotjes një nga një – tha zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Salihu.

Ndërkohë, pritet të shihen edhe hapat tjerë që do t’i merr Bashkia në fjalë për të ulur ndotjen në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori