Në një spital në Fujian të Kinës, një burrë ka shkuar e thikën në sy, që besohet se ia kishte futur gruaja derisa po përlesheshin.

Derisa shumë njerëz e humbin durimin, 30-vjeçari ka pritur në rend sikur secili pacient tjetër, për të kryer kontrollin, transmeton Telegrafi.


Bashkëshortja e qëllon me thikë në sy pret rend ne spital si çdo pacient tjeter foto 2 Qëllohet me thikë në sy nga bashkëshortja

Megjithëse i rridhte shumë gjak, ai ka qëndruar i qetë dhe nuk ka shfaqur reagime nervoze.

Pas kontrollit dhe fotografimit me rreze X, mjekët ia kanë nxjerrë tehun e gjatë afro tetë centimetra, që nuk ia ka prekur aspak syrin. Madje, nuk ia ka dëmtuar asnjë nerv dhe është ndalur pak para trurit.

Bashkëshortja e qëllon me thikë në sy pret rend ne spital si çdo pacient tjeter foto 3 Tehu i gjatë afro tetë centimetra, që nuk i shkaktoi asnjë dëmtim

Pasi ia kanë pastruar, ai është larguar vetëm me pjesën e mbështjellë që të mos i mbushet me pluhur. /Telegrafi/