Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.

Fakti që është kaq i angazhuar në muzikë shpesh mund ta lërë jashtë përkushtimit maksimal në familje, mirëpo duket se ai e gjen gjithmonë kohën e duhur për të qenë me ta.


Së fundmi, ai bashkë me familjen e tij kanë shkuar në Zvicër për të kaluar disa ditë të mira pushimi.

Disa nga momentet dhe çastet e ëmbla që kalojnë atje së bashku, çifti Ermal dhe Ariana Fejzullahu nuk e hezitojnë që t'i ndajnë me fansat edhe në rrjetet sociale.

Ka qenë Ariana ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet bashkë me Ermalin dhe fëmijët, teksa në përbri fotografisë shkruan: "Ndjehem e kompletuar".

Në të njëjtën mënyrë ndjehet edhe bashkëshorti i saj Ermal Fejzullahu, i cili përveç familjes gëzon edhe një karrierë shumë të suksesshme. /Telegrafi/