LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz reagon pas arrestimit të futbollistit për sulm seksual

Bashkëshortja e Dani Alves, Joana Sanz reagon pas arrestimit të futbollistit për sulm seksual

Futbollisti brazilian, Dani Alves është arrestuar si i akuzuar për sulm seksual të dyshuar në një klub nate në Barcelonë natën e 30 deri më 31 dhjetor 2022.

Reprezentuesi brazilian që atëherë ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij.

“Unë isha aty, në atë vend, me njerëz të tjerë duke shijuar, pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Nuk e di kush është ajo zonjë”, tha ai.


Foto: Getty Images

Bashkëshortja e tij, Joana Sanz  ka përdorur rrjetet sociale për të mbështetur futbollistin, i cili po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij.

“Së bashku”, ka postuar gruaja në profilin e saj në Instagram me një foto të duarve të ndërthurura.

Joana ka falënderuar gjithashtu të gjithë ata që po i japin mbështetje në një moment kaq delikat si ky.

“Faleminderit për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe shenja dashurie. Jam ndjerë shumë i mbështjellë në këtë fillim të errët të vitit. Do të kthehem si feniks”, shtoi ajo.

Foto: Getty Images

Viktima pretendoi se ish-futbollisti e ka prekur pa pëlqimin e saj në ambientet e një klubi nate gjatë festave të Krishtlindjeve.

Lojtari është denoncuar më 2 janar dhe tani ka bërë një deklaratë në komisariat, ndërsa pritet të vendoset për fatin e tij.

Dani Alves arrestohet nga policia spanjolle pas sulmit seksual ndaj një gruaje
Lexo po ashtu Dani Alves arrestohet nga policia spanjolle pas sulmit seksual ndaj një gruaje

Dani Alves u largua nga Barcelona në fund të sezonit të kaluar pasi klubi vendosi të mos rinovojë kontratën e tij. Braziliani nënshkroi për Pumas dhe luajti Kupën e Botës me kombëtaren braziliane.

Në përfundim të Kupës së Botës ai erdhi për të kaluar disa ditë në Barcelonë ku ndodhën ngjarjet për të cilat ai akuzohet. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Vserlo ‘godet’ Eglin: Shko lëpihu te ai që të tha dje ‘unë dua ish-in’, banorja: Shpresoj që të jesh qenie në zhdukje

Magazina
Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Egli shtrihet në oborr pas dramave të natës së kaluar, kur Gjesti fjeti me Rizartën

Magazina
Kalo në kategori