Pas një audio video-incizimi, të publikuar në media, përmes të cilit pretendohet se Dardan Stublla – bashkëshorti i kryediplomates kosovare dhe kandidates së AAK-së për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla, ka blerë me para votat për gruan e tij, ka reaguar ai duke thënë se video është e inskenuar.
Në një shkrim të gjatë të publikuar në profilin e tij në Facebook, Dardan Stublla, mohon blerjen e votave për gruan e tij dhe thotë se rastin e ka denoncuar edhe në polici.
“Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK, të cilët mendojnë se betejat politike fitohen përmes inskenimeve, shantazheve …. Besoj dhe shpresoj se Prokuroria e Shtetit shpejtë do të zbardhë të vërtetën e t’i zbulojë ndytësirat që dëshirojnë të njollosin emrin tim dhe të familjes sime, por më lejoni të tërheqë vëmendjen tuaj në disa nga gënjeshtrat dhe fabrikimet e ulëta që janë përdorë në këtë video”, shkruan Stublla.
Reagimi i plotë i Dardan Stubllës:
“REAGIM KUNDËR VIDEOS SË PUBLIKUAR ME DATË 06 MARS 2021 ME TITULL: ’ VIDEO QË IMPLIKON BURRIN E MELIZA HARADINAJ STUBLLA NË BLERJE TË VOTËS”
Pas shqetësimeve tronditëse që pësuam mbrëmë si familje, e ndjej obligim t’i drejtohem opinionit publik, se NUK JAM UNË pjesë siç po pretendohet në video-fabrikimin e publikuar, për kinse ‘vjedhje/blerje të votave në Qendrën për Numërimin e Votave (QNR).’
Kjo video është komplet e inskenuar nga grupet kriminale që funksionojnë në shërbim të interesave të ngushta e personale, që kanë prapa persona të caktuar në përkrahje ‘të sapo aderuarve’ në listën për deputetë në AAK, të cilët mendojnë se betejat politike fitohen përmes inskenimeve, shantazheve dhe përmes publikimeve të tyre në pseudo-portale!
Këto grupe kriminale, si pjesë e parapolitikës së ndyrë, janë bërë bashkë në këtë fushatë të paprecedent, për të shtyer përpara interesat klanore e grupore të tyre, që tentojnë të përfitojnë pa zgjedhur mjete, e duke e sulmuar në integritet një familje të tërë vetëm e vetëm për të bërë presion në institucione, që pastaj këtë që e bëjnë më së miri, pra të shantazhojnë edhe përmes Kuvendit të Kosovës.
Besoj dhe shpresoj se Prokuroria e Shtetit shpejtë do të zbardhë të vërtetën e t’i zbulojë ndytësirat që dëshirojnë të njollosin emrin tim dhe të familjes sime, por më lejoni të tërheqë vëmendjen tuaj në disa nga gënjeshtrat dhe fabrikimet e ulëta që janë përdorë në këtë video:
1. Së pari, unë nuk jam pjesëmarrës e as i implikuar siç pretendohet në këtë video dhe lakimi i emrit tim është i qëllimshëm për arritjen e interesave të ngushta të grupit kriminal, përkatësisht për favorizimin e njerëzve të caktuar duke njollosë të tjerët;
2. I ashtuquajturi “komisioner” i cili në video-inskenim pretendon se ka pranuar nga unë para dhe citoj “kryjta punë”, kur pyetet se ku u takua me mua, ai përmend “në lokalin Infinit afër selisë së AAK-së” i cili nuk ekziston tash e më shumë se një vit.
3. Tutje, i ashtuquajturi “komisioner” pretendon se në baza ditore ka komunikuar me mua për të më informuar rreth gjendjes për të cilën ai pretendon se më ndihmonte andaj, kërkoj nga Prokuroria të vërtetojë formën dhe përmbajtjen e komunikimeve e pretenduara në mes nesh.
4. Fabrikimi i rradhës nga ky grup kriminal është se unë kontrolloj të gjithë komisionerët e dërguar nga AAK në QNR, por e vërteta është krejt ndryshe sepse, partitë politike në QNR nuk delegojnë komisionerë, por ata rekrutohen nga vetë QNR/KQZ, dhe ky fakt është edhe një shenjë e inskenimit të dobët të tyre.
Siç vërehet qartë edhe në shumë kundërthënie e gënjeshtra tjera të pafundme në atë video, kuptohet pa mëdyshje se banda kriminale që është angazhuar në fabrikimin e saj nuk zgjedh mjet për të arritur qëllimet e veta, për të përkrahur individë të caktuar, të cilët nëpërmes pseudo-portaleve dhe parave të dyshimta, shantazhojnë dhe kërcënojnë këdo që u del përpara.
Andaj, para këtyre rrethanave përmes kësaj deklarate u bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe kryeprokurorit të Prishtinës Z. Kujtim Munishit, emri i të cilit u përfol po ashtu në këtë fabrikim, që sa më parë të zbardhin të vërtetën lidhur me këtë video të inskenuar nga grupi kriminal.
Puna, përkushtimi dhe sukseset e familjes po tentohet qëllimshëm e pamëshirshëm të rrënohen nga keqbërësit. Por, nuk do t’ia dalin. E vërteta do të fitoj gënjeshtrën, faktet do t’i demantojnë intrigat e shantazhet, e inskenimeve të ulëta do t’u jap epilog drejtësia.
Krejt në fund, dua të konfirmoj edhe një herë me përgjegjësi të plotë morale e ligjore, se UNË NUK JAM dhe NUK KAM QENË asnjëherë i involvuar në biseda dhe tavolina të tilla siç po pretendohet!
Në këtë frymë, konfirmoj për opinionin publik, se pas publikimit të kësaj videoje të inskenuar nga bandat kriminale të parapolitikës, mbrëmë kam denoncuar në Policinë e Republikës së Kosovës shantazhin, dhe pres zbardhjen e rastit sa më parë. Poashtu, padia për shpifje e paralajmëruar ditë më parë nga bashkëshortja ime për kinse ‘ushtrimin e ndikimit të saj si Ministre në QNR’ – do të parashtrohet në gjykatë shumë shpejtë” (sic), ka shkruar Stublla.
Ndryshe, të shtunën është raportuar se Meliza Haradinaj-Stublla, nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete. Por, falë të bashkëshortit të saj, ajo ka arritur ta fitojë një vend në listën e AAK-së.
Insajderi ka raportuar se bashkëshorti i saj i ka blerë me 6 mijë euro katër komisionerë, të cilët i kanë dëmtuar dy kandidate tjera dhe e kanë favorizuar, Haradinaj-Stubllën.
Sipas tyre komisionerët në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve manipuluan me rezultatet, duke vjedhur votat e kandidates së AAK-së për deputete, Florentina Gjergjaj, e më pas edhe të Albana Bytyqit, vetëm e vetëm që t’ia sigurojnë votat e nevojshme për ulësen e deputetit kryediplomates në detyrë, Meliza Haradinaj Stublla.
Lidhur e audio dhe vido-incizimin që ka qarkulluar të shtunën në media ka reaguar edhe Demokracia në Veprim.
DnV i bën thirrje Prokurorit të Shtetit që me urgjencë të fillojnë hetimet dhe të marrin masat adekuate që të mos lejohet deformimi i vullnetit të votuesve nga dyshimet për falsifikimit e votave brenda QNR-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025