LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fokus, zyrtarët e Policisë së Kosovës trajnohen në Gjermani

Bashkëpunimi ndërkombëtar në fokus, zyrtarët e Policisë së Kosovës trajnohen në Gjermani

Policia e Kosovës ka vazhduar të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e zhvillimit profesional dhe shkëmbimit të përvojave policore.

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës, morën pjesë në një ‘Program Ndërkombëtar të Intershipit’ të zhvilluar nga data 5 deri më 14 gusht 2024 në Shkollën e Lartë të Policisë në Brandenburg, Gjermani.

“Ky program u realizua falë bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Kosovës dhe Shkollës së Lartë të Policisë në Brandenburg. Gjatë këtij programi, zyrtarët e Policisë së Kosovës patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja të shumta me kolegët e tyre gjermanë dhe irlandezë në fushën e sigurisë dhe zhvillimit profesional, duke kontribuar në avancimin e mëtejshëm të standardeve policore në të dy institucionet”, thuhet në njoftim.


Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare të sigurisë, me qëllim të rritjes së kapaciteteve dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e Republikës së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori