Bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanoviq tha se kjo do të jetë garancë për BE-në se kur të bëhemi pjesë e saj ne nuk do ta ngarkojmë me probleme të ndryshme nga e kaluara.
“Bashkëpunimi rajonal duhet të na ndihmojë neve të pajtohemi pas luftërave, do të duhet të na ndihmojë të hapemi mes vete dhe fqinjëve. Bashkëpunimi rajonal, Procesi i Berlinit janë rezultate direkte të një lloj vetëdije. Kësaj i shtohet edhe zhvillimi ekonomik si një prej kushteve që të shihemi, kuptohemi dhe pranohemi si shoqëri demokratike nga të tjerët”, deklaroi Goran Svilanoviq, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.
Dragan Tilev nga Sekretariati për Çështje Evropiane theksoi se përpjekjet për t‘i plotësuar kriteret për anëtarësim në BE nuk duhet ndalur, pavarësisht se disa vende anëtare momentalisht kanë prioritete tjera para zgjerimit të BE-së.
“Entuziazmi në vend dhe në rajon është i kuptueshëm. Ne po ecim përpara hap pas hapi. Mirëpo mungon entuziazmi në BE. Mbase Bullgaria, Austria dhe disa vende tjera kanë entuziazëm, por disa vende tjera as që mendojnë për zgjerimin, kanë shumë probleme me të cilat duhet të merren. Kjo është pasqyra reale, atmosfera në të cilën duhet të punojmë me qëllim që t’i afrohemi sa më shumë BE-së”, deklaroi Dragan Tilev, Sekretariati për Çështje Evropiane.
Ka gjithashtu nevojë të vazhdojmë të krijojmë projekte të përbashkëta midis vendeve të rajonit dhe të vazhdojmë të ndajmë përvojat dhe në këtë kontekst mendojmë se është e rëndësishme të hapim mundësi dhe ekspertët tanë t’i kyçim në projekte në vende tjera. Në mënyrë që të ketë kompatibilitet dhe sinergji më të mirë mes vendeve tona”, deklaroi ministrja për çështje evropiane e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, .
“Fakti se në dhjetor do të kemi takimin e parë të kryeministrave në Sofje dhe pastaj samitin e majit të liderëve të Ballkanit Perëndimor më 17 maj në Sofje me EU 2018 është një hap i madh. 15 vite pas Selanikut kjo do të jetë hera e parë që kryeministart takojnë liderët e BE-së”, deklaroi Aleksandar Andrija Pejoviq, Ministër i Malit të Zi për Çështje Evropiane.
Në konferencën e sotme, panelistët nga rajoni theksuan rëndësinë e mbështetjes financiare, respektivisht të fondeve IPA dhe menaxhimin efikas të tyre, me të cilat BE-ja ndihmon rajonin që sa më parë t’i përmbush kriteret e nevojshme për anëtarësim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës