Nata e zgjedhjeve në Komunën e Drenasit ka mundur të jetë fatale për njërin nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kandidatit të pavarur për kryetar komune, Xhavit Drenorit.
Përfaqësuesi i fshatit Dobroshec, Xhevdet Shehu ka sqaruar se si ka ndodhur, siç ai e quan, atentati kundër tij.
Ai thotë së të dielën mbrëma gjersa ishte duke shkuar për në shtëpinë e tij në fshatin Dobroshec, disa persona me tre vetura i kanë dalë në rrugë dhe kanë tentuar që të bëjnë atentat kundër tij duke i devijuar rrugën disa herë.
Sipas Shehut, prita e parë i ishte bërë tek vendi “Sukat”, e më pas dy vetura i kanë organizuar pritë afër hekurudhës, që sipas tij është pjesë shumë e rrezikshme dhe aksidentet mund të jenë fatale.
“…pasi i kemi përfunduar obligimet që i kemi pas gjatë zgjedhjeve ditën e dielë, duke shkuar për Dobroshec e kam vërejtur se një veturë GOLF’2 më ka penguar. Jam kthyer prapa dhe e kam parë se po ma blindon rrugën. Kam hyrë nër urë dhe kam arritur që ta tejkaloj. Pas asaj pas 200 metrave i kam vërejtë dy vetura të tjera të cilat në atë moment janë ndëzuar. Njëra ka qenë një xhip i zi dhe një veturë e tipit BMË. Të dyja këto mi kanë drejtu dritat”, rrëfen ngjarjen ai për Gazetën Express.
Ndonëse rastin e ka paraqitur në polici, Shehu thotë se nuk ka ndonjë person të dyshuar lidhur mbi këtë ngjarje. Sipas tij është rezultati i zgjedhjeve në këtë komunë ai i cili u ka penguar kundërshtarëve të Drenorit.
“Nuk dyshoj në asnjë njeri rreth kësaj cështje. Vetëm një veturë mund ta njoh se ditën e zgjedhjeve në qytet më ka provoku pak. Dikënd e kanë penguar rezultatet që në ditën e zgjedhjeve dhe kemi arritë që ta bëjmë një pëunë të mrekullueshme. Janë mundu ndoshta me na frikësu ndokush, por kërcënimet, frikësimet nuk vlejnë për neve”, thotë tutje Xhevdet Shehu, bashkëpunëtori i Xhavit Drenorit.
Ndërkohë që edhe ish-kandidati për Drenas, Xhavit Drenori kërkuar zbardhjen e këtij rasti nga autoritetet e hetuesisë.
“Një nga bashkëpunëtorët më të afërt ka përjetuar një atentat .Pak para mesnatës ai ishte duke u kthyer në shtëpi dhe i ishte organizuar një pritë, ku ai u detyrua të dilte me veturë nga rruga”, tregoi Drenori, duke shtuar se fatmirësisht bashkëpunëtori i tij, evitoi rrokullisjen me veturë. /Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker