Kreu i PD-së, Lulzim Basha, vendimin për taksën rrugore të Rrugës së Kombit nga Qeveria Rama, e ka quajtur vendim kriminal.
“Me vendosjen e kësaj tarife, ky projekt merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë”, ka thënë Basha.
Ai ka theksuar se taksa e Ramës në Rrugën e Kombit është grabitje e dyfishtë e shqiptarëve dhe barrierë shtesë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Me datën 1 prill 2018 fillon te aplikohet tarifa e pagesës së detyruar në të dy kalimet e Rrugës së Kombit që u ideua, u projektua dhe u ndërtua për të lidhur Shqipërinë dhe Kosovën. Me vendosjen e kësaj tarife, ky projekt merr një goditje të rëndë nga klani kriminal që qeveris sot Shqipërinë”, ka thënë ndër të tjera Basha.
Shkrimi i plotë i Lulzim Bashës
Taksa Rama ne Rrugen e Kombit grabitje e dyfishte e shqiptareve dhe barriere shtese mes Shqiperise dhe Kosoves.
Me daten 1 prill 2018 fillon te aplikohet tarifa e pageses se detyruar ne te dy kalimet e Rruges se Kombit qe u ideua, u projektua dhe u ndertua per te lidhur Shqiperine dhe Kosoven. Me vendosjen e kesaj tarife, ky projekt merr nje goditje te rende nga klani kriminal qe qeveris sot Shqiperine.
Partia Demokratike ka hedhur e para idene e nje studimi teresor per mundesine e aplikimit te tarifave te lehta, transparente, te perballueshme nga te gjithe, per te kontribuar keshtu ne mirembajtjen e rrjetit rrugor shqiptar. Por aplikimi i ketyre tarifave do te lidhej me zbatimin e nje parimi universal, me ekzistencen e rrugeve alternative, pa pagese. Do te lidhej po keshtu me parimin e mostaksimit te dyfishte, pra me heqjen e takses se qarkullimit te automjeteve.
Duke injoruar kete parim universal, banda qe qeveris Shqiperine, ka dhene me koncension aktivitetin e mirembajtjes se rruges se Kombit duke aplikuar nje tarife qe shkon nga 10 euro per vajtje-ardhje te nje autoveture, ne 22.5 euro per dy kalime te nje autobuzi me dy akse dhe 32,5 euro per autobuzet dhe kamionet me tre akse.
Kjo ndodh ne nje kohe kur Edi Rama e ka rritur taksen e qarkullimit te automjeteve me 24 leke per liter karburant. Rritja me 24 leke per liter, ju merr shqiptareve plot 120 milione dollare ne vit nga xhepat e tyre. Mjafton 1/10 e kesaj shume per te mbuluar te gjitha nevojat per shpenzime te mirembajtjes, pa vendosur tarifa shtese.
Vetem nga kalimi pa pagese ne rrugen e Kombit Shqiperia ka perfituar direkt dhe indirekt rreth 300-400 milione euro ne vit. Do te mjaftonte nje fraksion i ketyre te ardhurave per te perballuar nevojat per mirembajtje te te gjithe rrjetit rrugor shqiptar.
Qytetaret e Kosoves do ta ndiejne te paret kete akt primitiv te urrejtjes nga banda ne pushtet ne Shqiperi. Kjo tarife eshte nje barriere dhe kosto e shtuar per ta.
Ky akt kriminal demton edhe ekonomine e Shqiperise, duke rritur koston per sherbimet dhe produktet dhe duke goditur qytetaret dhe bizneset, nga Kukesi e Mirdita ne Lezhe, Shkoder, Kurbin, Kruje, Tirane dhe ne Portin e Durresit. Turizmi po keshtu do te pesoje nje goditje te rende.
Por me se shumti ate do ta ndiejne banoret e varfer te zonave rreth Rruges se Kombit te cilet edhe aktualisht e kane tejet te veshtire te perballojne tarifat e furgoneve e autobuzeve. Rama premtoi se do ta zgjidhe ceshtjen e rezidenteve te kesaj zone por deri tani asnje mase nuk eshte marre per identifikimin dhe pajisjen e tyre me mjete identifikuese qe do te garantonin perjashtimin automatik te tyre ne hyrje daljet e disafishta ditore qe ata kryejne per te vajtur ne pune, shitur produket e tyre apo siguruar mallrat e nevojshme per jetesen e tyre.
Partia Demokratike i qendron premtimit te saj per te shfuqizuar qe diten e pare ne pushtet taksen e qarkullimit si dhe per te hetuar me transparence cdo koncension te dhene nga klani kriminal ne krye te Shqiperise, duke u zotuar se cdo koncension qe cenon interesat e shqiptareve do te shfuqizohet dhe pergjegjesit do te vihen perpara drejtesise. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë