LAJMI I FUNDIT:

Basha: Subvencionet për fermerë do të jenë 100 milionë dollarë në vit

Basha: Subvencionet për fermerë do të jenë 100 milionë dollarë në vit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të enjte një takim me fermerët e Peqinit, gjatë të cilit ka bërë përgjegjëse qeverinë Rama për dështimin sipas tij të këtij sektori.

“Bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës, i cili jo vetëm s’ka mbajtur asnjë premtim ndaj fermerëve, por e ka përkeqësuar gjendjen e tyre me rritjen e taksave, çmimit të energjisë, naftës dhe produkteve të tjera të domosdoshme”, deklaroi Basha.

Kryetari i opozitës u ndal në një fermë mollësh, pronari i të cilës tha se deri para 4 vitesh merrte vazhdimisht subvencione, ndërsa tani asgjë.


“140 milionë dollarë tha do t’i hedh për vaditje dhe për kullim. Sa kanale ka pastruar dhe sa kanale ka ndërtuar? Për drogën vjen e flet ai se është ai shef i drogës, s’kam çfarë t’ju them unë”, tha nga ana e tij Basha.

Sipas tij, “e qartë është se këtu nuk është derdhur asnjë lek”. “As subvencione s’keni marrë, asnjë metër rrugë nuk është ndërtuar, asnjë metër kanal nuk është pastruar, asnjë metër kanal ujitje nuk është ndërtuar. Dhe s’ka si të jetë ndryshe, në fund të këtij dështimi vjen ju thotë do të merrni kredi 300 milionë euro, kam fonde 300 milionë, do merrni kredi. Cili nga ju, më thoni, cili nga ju është në gjendje të marrë kredi dhe të shlyejë interesat e kredisë”, u shpreh Basha.

Ai theksoi se, në çdo vend të Europës fermeri mbështetet me grante. “Në Shqipëri kjo është shumëfish më e nevojshme, për shkak të kushteve të vështira në të cilat funksionon ferma shqiptare dhe jeton familja në fshatin shqiptar. Vjen dhe ju thotë s’ka para shteti por merrni kredi. Po mirë, pse jep 88 milionë euro në vit për orendi, për zyra, për perde, për tavolina dhe nuk gjen 88 milionë euro për fshatarët”, tha Basha.

Për liderin e opozitës, zgjidhja për fermerët janë subvencionet. “Në programin e Partisë Demokratike, 100 milionë euro do të akordohen si subvencione për fermerët”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori