Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur qeverinë Rama si më të korruptuarën në Evropë, duke thënë se opozita vazhdon të jetë këmbëngulëse për largimin e kryeministrit Edi Rama.
Ai gjatë një fjalimi në protestën e dhjetë të opozitës sonte në Tiranë deklaroi se më 30 qershor u izolua krimi dhe u ndëshkua krimi.
“Jeni triumfi i shpresës mbi dëshpërimin, jeni triumfi i kurajës mbi frikën dhe triumfi i popullit ndaj këtij regjimi. 30 qershori është një referendum kundër së keqes”, tha Basha duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama nga pushteti.
“30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës kur shqiptarët treguan se shqiptarët kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminel të Edi Rama”, shtoi ai.
Kreu demokrat tha se kryeministri Rama vodhi votat edhe në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat i bojkotoi PD-ja.
“Edi Rama bleu, kërcënoi, joshi dhe prapë nuk ia doli ta mbyste vullnetin e shqiptarëve të bashkuar. 30 qershori dhe shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh dhe anembanë Shqipërisë ka qenë triumfi i vërtetës dhe i bashkimit mbi përçarjen. Regjimi i Ramës me gënjeshtra u mundua të trembë shqiptarët të mos bëhen bashkë kundër tij. Rama do që ne jemi të nënshtruar, të heshtur, sepse kështu na plaçkit e na grabit dhe kështu ruan pushtetin dhe paratë që ka vjedhur”, u shpreh Basha, duke shtuar se Qeveria Rama është më e korruptuara në Evropë./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Joseph: Kurti ka përgjegjësi të ketë marrëdhënie të hapura dhe të besueshme me SHBA-në
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, flasin për partneritetin strategjik SHBA-Kosovë
Kompania "Pastrimi" i reagon Komunës së Prishtinës: Vendim për faturat, i paligjshëm - shkel institucionet dhe dëmton qytetarët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?