LAJMI I FUNDIT:

Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli

Basha: Presidenti të zgjidhet nga populli

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur të premten në “Çadrën e Lirisë”, deklaroi se presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së, ai është dhe duhet të jetë presidenti i popullit.

Në fjalën e tij ndër të tjera, kryetari i PD-së e vendosi theksin te zgjedhja e presidentit dhe u shpreh se, “presidenti i Republikës nuk është as i PD-së, as i PS-së as i LSI-së dhe i asnjë partie”.

“Ai është dhe duhet të jetë presidenti i popullit. Ndaj propozimi ynë është ta zgjedhim presidentin nga populli. Qëllimi më i rëndësishëm në projektin e Republikës së Re është kalimi i pushtetit tek qytetarët. Zgjedhja e presidentit drejtpërdrejt nga populli i kthen pushtetin popullit dhe e bën Presidentin përgjegjës para popullit dhe jo partive politike”, ka thënë Basha.


Sipas tij, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme mund t’i hapin rrugën Republikës së Re.

“Duke qenë se zgjedhja e presidentit po shtrohet në tavolinë, e meqenëse po kërkohet kontributi ynë, ne kemi vetëm një zgjidhje për çështjen e presidentit të Republikës: të ndryshojmë Kushtetutën që presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli shqiptar”, u shpreh Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Lajme
KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Lajme
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Lajme
“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Lajme
Kalo në kategori