LAJMI I FUNDIT:

Basha: Me partnerët strategjikë na bashkojnë objektivat

Basha: Me partnerët strategjikë na bashkojnë objektivat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh sot se “PD ka një koordinim shumë të ngushtë me partnerët strategjikë, me të cilët i bashkojnë objektivat madhorë të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”.

Në një intervistë për Top News, Basha tha se “politikanë të vjetër që nuk janë zgjidhje por janë problemi, pasi e shohin rrugën e reformave në konflikt interesi me interesat e tyre”.

“Ne shihemi sy më sy me faktorin euroatlantik, sepse ndajmë qëllimin më madhor sa i takon Shqipërisë, Kosovës dhe në tërësi të faktorit shqiptar në Ballkan. Ndërsa qeveria aktuale, por dhe patericat e tij para dy javësh amnistuan të korruptuarit, duke i dhënë një sinjal negativ opinionit publik, por dhe SPAK-ut, që ju i hetoni, ne i lirojmë”, tha ai.


Duke folur për marrëdhëniet me Ilir Metën, Basha tha se “na ndan qëndrimi ndaj të ardhmes së Shqipërisë”.

“Ne duam që Shqipëria të ndryshojmë, këta e duan Shqipërinë kështu, me një gjasme parlament, me një gjasme qeveri, me korrupsionin në majat më të larta, me katër pesë oligarkë që kontrollojnë ekonominë, me kontroll total mbi gjyqsorin. Ne duam që kjo të ndryshojë dhe ne besojmë se të njëjtën gjë duan edhe qytetarët, të djathtë apo të majtë”, tha ai.

Basha i konsideroi trillim akuzat e Metës ndaj tij, ndërsa u shpreh se “Ilir Meta vazhdon të ekzistojë politikisht për shkak të trafikimit që i ka bërë votave dhe influencës së demokratëve. Askush nuk ka përfituar politikisht nga Edi Rama në këto 11 vite, më shumë sesa Ilir Meta. Në veçanti Autoriteti i Dosjeve nuk mund të flejë mbi dosjen e spiunit I. M, që e denoncuan vetë. Thirrja ime është e qartë: ose të nxjerrin dosjen, ose t’i kërkojnë falje Ilir Metës”.

Në trend Lajme

Më shumë
Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani, një sukses tjetër i mërgatës shqiptare

Doktor Ali Hajdari emërohet shef i Klinikës së Kardiologjisë në një land në Gjermani, një sukses tjetër i mërgatës shqiptare

Lajme
Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Miratohet draft-rezoluta për Kosovën, kërkohet heqja e masave të BE-së

Lajme
Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara

Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara

Lajme
Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Lajme
Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

Lajme
Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku - nuk tregon nëse do të ketë ftesa për partitë e tjera

Kurti hesht për refuzimin e ftesës nga Abdixhiku - nuk tregon nëse do të ketë ftesa për partitë e tjera

Lajme
Kalo në kategori