LAJMI I FUNDIT:

Basha del nga spitali i përlotur, akuzon rëndë qeverinë Rama (Video)

Basha del nga spitali i përlotur, akuzon rëndë qeverinë Rama (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte mbrëmë në spitalin e Burrelit, aty ku po merr mjekim i vetmi i mbijetuar nga breshëria e kallashnikovit në lokalin e fshatit Shëlli.

Basha ka dalë i përlotur pas vizitës që i bëri në dhomë të plagosurit Astrit Hani, ndërsa nuk mundi të anashkalojë në një prononcim të shkurtër për mediat, politikën dhe akuzat për kryeministrin Edi Rama.

Sipas Bashës, qeverisja e majtë duhet të marrë fund dhe të zëvendësohet nga një qeveri që kujdeset për qytetarët.


“Në Burrel, dhe jo vetëm, mbizotëron ndjenja e pasigurisë”, tha Basha.

“I bëj thirrje t’i ofrojë siguri qytetarëve të Matit dhe gjithë Shqipërisë”

Pesë viktima janë shënuar në Shqipëri vetëm në 24 orët e fundit, e për kryedemorkatin kjo është një situatë alarmante.

Nga ngjarja gjeti vdekjen në vend Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes.

Dy prej tyre ishin punonjës të Bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar në zonë për rikonstruksionin e rrugës që ishte kthyer në makth për banorët e zonës. Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Lajme
Kalo në kategori