LAJMI I FUNDIT:

Baselitz ekspozitë në Prishtinë

Baselitz ekspozitë në Prishtinë

Në Galerinë e Arteve në Kosovë është hapur ekspozita e krijuesit gjerman George Baselitz, "Grafika te shtypura 1965-1992".

Baselitz, është njëri ndër artistët më të ekspozuar dhe më të njohur bashkëkohorë në Gjermani. Hapjen e kësaj ekspozite e bëri Ambasadori gjerman Hans-Dieter Steinbach, i cili tha se kjo ekspozitë paraqet pikën kulminante të bashkëpunimit midis Gjermanis dhe Kosovës.

"Nuk është gabim nëse themi qe kjo ekspozitë paraqet piken kulminante të bashkëpunimit në mes Republikës Gjermane dhe Republikës së Kosovës, ju e dini që Republika federale e Gjermanisë ka pasur edhe gjatë këtij viti shumë manifestime kulturore në Kosovë, Baselitz është njëri ndër artistët më të njohur të artit bashkëkohor gjerman, ai përpos grafikave qe po shohim këtu ai ka pas guximin të krijoj edhe skulptura , piktura dhe punimet e tij gjenden në të gjitha muzetë e botes", deklaroi Hans Dieter Steinbach, ambasador i Gjermanisë në Prishtinë.

"Me vjen mirë qe po e vazhdojmë bashkëpunimin me Gjermanin dhe shpresoj qe edhe në të ardhmen do te kemi një bashkëpunim kaq intensiv, ka qenë një dëshirë e jona e kamotshme që ta kemi edhe zyrën ne institut, këtu në Kosovë dhe shpresoj që një ditë do ta kemi, në mënyrë që të kemi edhe një bashkëpunim me intensiv dhe profesional edhe ne te ardhmen", tha Luan Mulliqi, drejtor në Galerinë e Arteve.


Kritik te artit kosovar kanë vlerësuar punimet e Baselitz, duke thënë se krijuesi ne fjalë është i dalluar pothuajse në të gjitha llojet e artit. /Alsat/Telegrafi/