Shoferi u alivanos, pasi për disa orë nuk e hoqi maskën nga fytyra
Gjatë kësaj kohe kur të gjithë po përpiqen të shmangim infektimin e coronavirus, bartja e maskave është e domosdoshme, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, ky mjet mbrojtës ka pasur pasoja të mëdha te një shofer në New Jersey të Shteteve të Bashkuara, që u alivanos, shkaku i mbajtjes së maskës për një kohë të gjatë.
Konsumi i oksigjenit ishte i pamjaftueshëm, derisa kishte marrje t tepruar të dioksidit të karbonit”, thuhet në raportin mjekësor, lidhur me arsyen që ia humbi shoferit vetëdijen.
Si pasojë e alivanosjes, ai është përplasur me një shtyllë, por nuk ka shkaktuar ndonjë aksident tjetër, derisa nuk ka pësuar asnjë lëndim, pasi Mazda CX-5 ka siguri maksimale.
Departamenti i shëndetësisë, ka kërkuar që shoferët që vozisin vetëm, të mos e mbajnë maskën gjatë gjithë kohës, apo së paku ta largojnë kohë pas kohe, që të marrin ajër në mënyrën e duhur. /Telegrafi/