Bardhyl Canolli fiton garën në disiplinë malore, shpallët kampion i Kosovës (Foto)
Bardhyl Canolli është fitues i garës së fundit në disiplinën malore për këtë vit, e cila u zhvillua në Grashticë të Prishtinës. Me këtë fitore, ai e ka siguruar edhe titullin e kampionit në plasmanin e përgjithshëm për këtë vit.
Canolli me Radicall-in e tij, në të dyja vozitjet ka qenë më i shpejti, ndërsa deri të fitorja arriti me kohën e përgjithshme 03:15.388 minuta. Suksesi i tij është edhe më i veçantë duke marrë parasysh që sivjet u kthye në garë pas një aksidenti tepër të rëndë që e pati pësuar në vitin e kaluar në Krujë.
“Jam kthyer pas atij aksidenti të rëndë që e pata në vitin e kaluar dhe kjo është më e rëndësishmja për mua. Natyrisht që jam i kënaqur edhe me suksesin e arritur, pasi nuk ka qenë aspak i lehtë”.
“Sivjet konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, por falë Zotit që asnjë garues nuk pati probleme serioze. I përgëzoj edhe garuesit tjerë për rezultatet e arritura, sepse të gjithë ne kemi sakrifikuar shumë, por pasioni për automobilizëm po rritet gjithnjë e më tepër, prandaj shpresoj që kampionati i ardhshëm të jetë edhe më interesant", ka thënë Canolli pas fitores.
Pozita e dytë i takoi Liridon Kalenderit, i cili me Audi S4 pati kohën prej 03:18.083 minuta, ndërsa podiumi u plotësua me Blerand Hasanajn, i cili me Opel Kadet GSI pati kohë prej 03:20.275 minuta. Hasanaj u rendit në pozitën e dytë në klasën e nëntë, që ishte e mjaftueshme për ta fituar titullin e kampionit në këtë klasë, në të cilën konkurrenca ishte shumë e madhe.
Gara e Grashticës u karakterizua me rivalitet të madh edhe në klasat tjera, sikur edhe me pjesëmarrjen e Zana Dakës, e cila vazhdon të jetë e vetmja femër pjesëmarrëse në kampionatin tonë.
Rezultatet: Klasa 1(deri 1150 ccm -A)
1.Ismail Smani (Yugo - Prizreni D&G) 04:07.366
2.Emin Sabir (Yugo -Prizreni D&G) +06.217
3.Hysen Iseni (Yugo - Ferizaj) +55.290
Klasa 2 (mbi 1150 - 1400 ccm - N)
1.Alban Berisha (Suzuki - Prizreni D&G) 03:57.224
2.Leutrim Bytyqi (Peugeot - Ferizaj) +06.152
3.Shpëtim Jashari (Peugeot - Ferizaj) +13.793
Klasa 3 (mbi 1150 -1400 ccm - E1)
1.Valon Rexhepi (Lupo - Eurogoma RT) 03:46.890
2.Gazmend Demolli (Opel - RC Prishtina) +09.930
3.Valdet Kaçandolli (Suzuki - Kaçandolli PRT) +16.020
Klasa 4 (mbi 1400 - 1600 ccm - S)
1.Përparim Dushi (Honda - Kaçandolli PRT) 03:43.394
2.Premtor Taraku (Honda - Eurogoma RT) +01.019
3.Armend Selimaj (Yugo - Kaçandolli PRT) +09.220
Klasa 5 (mbi 1400 - 2000 ccm - N)
1.Faton Rama (Renault - Eurogoma RT) 03:43.311
2.Ersen Kurti (Honda - Gjakova 137) +15.599
3.Kushtrim Mehmeti (Citroen - Ferizaj) +22.269
Klasa 6 (mbi 1600 - 2000 ccm - E1, A, SP)
1.Besfort Hana (Opel - HCR Gjakova) 03:46.922
2.Arbër Rexhepi (Golf - Ferizaj) +04.640
3.Gazmend Kadriu (Peugeot - Ferizaj) +11.404
Klasa 7 (mbi 2000 ccm - N)
1.Naim Dashaj (Subaru - Eurogoma RT) 03:27.237
2.Bashkim Memaj (Subaru - Prizreni D&G) +18.775
Klasa 8 (mbi 2000 - 3000 ccm - E1)
1.Ernest Daka (BMW - DTM) 03:32.786
2.Leonit Thaqi (Opel - HCR Gjakova) +04.427
3.Valon Jaha (BMW - HCR Gjakova)+16.535
Klasa 9 (mbi 3000 ccm - E1)
1.Liridon Kalenderi (Audi - Prizreni D&G) 03:18.083
2.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) +02.192
3.Behar Emrullahu (Golf - Gjilani) +26.349
Klasa 10 (E2)
1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:15.388
Promo
1.Zoran Delev (Peugeot - Maqedoni) 04:06.082
2.Bojan Todoroski (Opel - Maqedoni) +07.428
Renditja e përgjithshme
1.Bardhyl Canolli (Radicall - Eurogoma RT) 03:15.388
2.Liridon Kalenderi (Audi - Prizreni D&G) +02.695
3.Blerand Hasanaj (Opel - DTM) +04.887
Renditja ekipore
1.Eurogoma RT 60 pikë
2.Prizreni D&G 60
3.HCR Gjakova 47































