Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi, është lojtari më i ri i klubit turk Konyaspor, njofton Telegrafi.

Së fundmi Bardhi ai ishte pjesë e Bodrumsporit, ndërsa më herët ka luajtur për disa klube të njohura, përfshirë edhe Trabzonsporin në Turqi dhe Újpestin në Hungari.


Arritja më e madhe në karrierën e tij konsiderohet periudha kur ishte pjesë e Levantes në La Liga, ku u dallua për goditjet e sakta dhe rolin vendimtar në mesfushë.

Enis Bardhi është gjithashtu kapiten i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, ku prej vitesh është një nga figurat kryesore të ekipit kombëtar. /Telegrafi/

telegrafi sport app