Barcelona publikon fanellat e dyta shumë të veçanta

Klubi i madh katalunas, Barcelona ka publikuar sot (e premte) gjatë ditës fanellat e dyta apo ato që cilësohen si mysafire.
Në vazhdën e publikimit të fanellave të reja për sezonin 2020/21, radha i ka ardhur Barcelonës.
Gjiganti katalunas ka zbuluar fanellat e dyta gjatë mëngjesit të ditës së sotme.
Kjo fanellë është e veçantë pasi Barcelona ta ketë të dominuar ngjyrën e zezë, ndërsa është e kombinuar me ngjyrë ari.
Fanella është e prodhuar nga kompania bashkëpunuese e Barcelonës, Nike, ndërsa prodhimi vjen nga riciklimi i shisheve të plastikës.
Shitja e tyre ka filluar qysh nga dita e sotme dhe secili tifoz mund ta blejë një të tillë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/07/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































