Site icon Telegrafi

Barcelona projekton transferimin e mbrojtësit gjerman Ginter

Matthias Ginter është bërë njëri nga mbrojtësit më të kërkuar në Evropë.

Paraqitjet fantastike të tij në vitet e fundit me Borussia Moenchegladbach i kanë rritur ndjeshëm vlerën reprezentuesit të Gjermanisë.

27-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës me Gladbach dhe nuk ka pranuar rinovimin edhe pse klubi i ka ofruar një gjë të tillë.

Ginter synon të bëj hapin e madh në karrierë dhe tanimë shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.

Barcelona po tenton afrimin e lojtarit, me katalunasit që synojnë një marrëveshje personale me Ginter në janar, në mënyrë që mbrojtësi t’iu bashkohet si transferim i lirë në verën e vitit 2012.

Tanimë drejtuesit e Barçës kanë pasur bisedat e para me agjentët e futbollistëve dhe ato kanë shkuar mirë.

Megjithatë katalunasit nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e tij, pasi ka klube tjera të mëdha që e duan gjermanin.

Inter, Juventus, Chelsea, Manchester City, Tottenham Hotspur e Bayern Munich janë skuadrat tjera të interesuara për transferimin e Ginter.

Nga ana tjetër Gladbach shpreson që ta marrë një ofertë në janar për Ginter, në mënyrë që të fitojë sado pak nga largimi i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version