Kampioni në fuqi i Spanjës, Barcelona ka dështuar në dy ndeshjet e fundit të fitojë në La Liga.

Katalunasit fillimisht barazuan në Camp Nou 2-2 me Gironën, ndërsa në mesjavë u mposhtën 2-1 nga Leganes.


Në javën e shtatë të La Ligas, Blaugranët do të jenë nikoqir të Athletic Bilbaos.

Vendasit synojnë të rikthehen tek fitorja në këtë takim aspak të lehtë pasi kundërshtari i tyre Bilbao shpesh herë ka ditur t’i befasojë.

Ndërkohë Athletic Bilbao nuk ka marrë fitore në katër ndeshjet e fundit dhe synon befasinë në Camp Nou.

Trajneri Ernesto Valverde nuk e ka përfshirë në formacionin startues gjeniun Lionel Messi.

Formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen, Semedo, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Rakitic, Roberto, Vidal, Coutinho, Suarez, Dembele.

Athletic Bilbao: Simon, de Marcos, Nunez, Martinez, Berchiche, Benat, Iturraspe, Garcia, Capa, Munianin, Williams. /Telegrafi/

telegrafi sport app