Telegrafi

Barcelona konfirmon lëndimin e Fermin Lopez, mësohet sa kohë do të mungojë ylli spanjoll

Barcelona do të jetë pa një tjetër nga lojtarët e saj kryesorë, pasi mesfushori Fermin Lopez është lënduar në kofshë në seancën e tij të parë stërvitore me ekipin U-21 të Spanjës të martën. Barcelona ka dhënë një periudhë rikuperimi për 21-vjeçarin.

Lopez do të mungojë përafërsisht tre javë për shkak të çarjes së kofshës dhe njoftimi për gjendjen e 21-vjeçarit ka ardhur nga vet faqja zyrtare e Barcelonës.

“Testet e kryera të mërkurën te lojtari i ekipit të parë, Fermin Lopez, treguan se ai ka një dëmtim në kofshën e majtë. Ai do të jetë jashtë për rreth tre javë”, thuhet në njoftimin e klubit.

 

Në teori ky dëmtim do ta mbajë lojtarin jashtë për gjithsej tre ose katër ndeshje, me një udhëtim në Girona të parin pas pushimit ndërkombëtar.

Blaugranët më pas do të luajnë në udhëtim te Monaco në Ligën e Kampionëve, ndërsa më vonë në ‘La Ceramica’ për t’u përballur me Villarrealin dhe e fundit në shtëpi me Getafen.

Ndeshja ndaj Getafes është pikërisht në kufirin kur Lopez do të ishte sërish në formë, dhe katër ditë më vonë, Barcelona udhëton për t’u përballur me Osasuna.

Lëndimi i Lopez e lë Hansi Flickun me vetëm katër mesfushorë natyralë, megjithëse ai ka vënë në dukje se Eric Garcia mund të luajë më thellë në mesfushë.

Pedri, Dani Olmo dhe Pablo Torre përgjithësisht konsiderohen si opsione më sulmuese, ndërsa Marc Casado mund të luajë edhe më thellë. Të gjithë përveç Casados ​​janë aktualisht në detyrë ndërkombëtare, dhe Flick do të ketë një punë të vështirë për të menaxhuar minutat e tyre. /Telegrafi/