Barcelona ka probleme me golin: Nga vendi i parë, në të dhjetin

Një nga problemet që ka pasur Barcelona në ndeshjet e fundit ka qenë mungesa e golit, si në ndeshjet e La Ligas, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Numrat e tyre kanë rënë ndjeshëm dhe kjo ka qenë një nga arsyet pse kanë ardhur humbjet ndaj Real Madridit dhe Shakhtarit.
Jo vetëm për sa i përket golave, por edhe në goditjet që kanë bërë drejt portës.
Fillim brilant
Barcelona ishte skuadra më e mirë evropiane në pesë ligat kryesore për sa i përket golave, duke marrë parasysh ato të shënuara në garat kryesore kontinentale dhe ligat e ndryshme vendase. Skuadra e Xavit kishte shënuar madje dy ndeshje radhazi nga pesë gola (Real Betisit dhe Antwerpit) dhe po shfaqej si një ekip me potencial të jashtëzakonshëm sulmues.
Megjithatë, situata ka ndryshuar rrënjësisht në ndeshjet e fundit. Barça nuk e gjen më golin lehtë, përkundrazi e ka shumë të vështirë të shënojë dhe kjo është vënë re në numra. Nga e para në klasifikimin e sipërpërmendur, tani zë vendin e dhjetë. Në total ata kanë shënuar 30 gola në La Liga dhe Ligën e Kampionëve. Bayern Munich, është i pari me 49 gola.
Faktori Lewandowski
Një nga çelësat e kësaj rënieje është loja, por edhe lëndimi i Robert Lewandowskit. Polaku është referenca e parë sulmuese për Blaugranat. Lëndimi i tij ka ndikuar shumë në paraqitjen e skuadrës, sepse përpara lëndimit sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit vendas. Pas pushimit të detyruar ai është rikthyer në skuadër, por është vënë re se i mungon ritmi.
Një nga objektivat që ka vendosur Xavi është rikuperimi i Leëandoëskit. Nëse e bën këtë, skuadra do të bëjë automatikisht një hap në cilësi, sepse polaku vazhdon të jetë referenca sulmuese. Por nuk është vetëm ai. Lojtarët e tjerë si Joao Félix, i cili filloi të shënonte shumë gola, kanë ulur efektivitetin. Dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Raphinhan, Lamine Yamalin dhe Ferran Torresin. Ndeshja e kësaj të diele është kyçe që skuadra të rikuperojë sulmuesin. /Telegrafi/
























































