Barcelona - Huesca, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Huesca kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Blaugranët janë nikoqir të ekipit të inkuadruar këtë sezon në La Liga, Huesca, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë, e cila zhvillohet në Camp Nou nga 18:30.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka fituar dy ndeshjet e para në kampionat dhe dëshiron ta shënojë edhe fitoren e tretë me radhë.
Në anën tjetër, edhe Huesca ka formë të mirë me një fitore dhe një barazim, kështu që synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Pique, Umtiti, Alba; Dembele, Rakitic, Busquets, Coutinho; Messi, Suarez.
Huesca: Werner; Miramon, Pulido, Etxeita, Luisinho; Gallar, Musto, Melero, Gomez; Longo, Hernandez;
/Telegrafi/





















































