Barcelona - Eibar, formacionet zyrtare

Barcelona dhe Eibari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.
Gjiganti katalunas është nikoqir i Eibarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në La Liga, ndeshja e cila fillon nga ora 18:30 në Camp Nou.
Skuadra e Ernesto Valverdes nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe pret fitoren e radhës para tifozëve të tyre.
Në anën tjetër, Eibari ka katër barazime radhazi dhe do të ishin të lumtur në rast se arrijnë një pikë nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Barcelona: Ter Stegen; Roberto, Lenglet, Pique, Alba; Rakitic, Busquets, Athur, Coutinho; Messi, Suarez.
Eibar: Riesgo; Pena, Bigas, Arbilla, Cote; Orellana, Escalante, Diop, Cucurella; Jordan, Enrich.
/Telegrafi/



















































