Barcelona e konsideron transferimin e Depay

130:"11 MEMPHIS DEPAY (OL) FOOTBALL : Lyon vs Barcelone - Ligue des Champions - 19/02/2019 FEP/Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL 15:"imago/PanoramiC
Barcelona thuhet se mund të tentojë transferimin e Memphis Depayt nga Lyoni në afatin kalimtar të kësaj vere.
Anësori holandez dëshiron të largohet nga skuadra franceze, pasi kanë mbetur jashtë garave evropiane.
Ligue 1 ka përfunduar para kohe edicionin 2019/20 shkaku i shpërthimit të coronavirusit, duke e lënë Lyonit jashtë garave më të rëndësishme.
Kështu, Depay është duke kërkuar një skuadër që do të luajë në Ligën e Kampionëve, e që Blaugranasist kanë shprehur interesim për të.
Barcelona mund t'i rrëmbejë shërbimet e holandezit në një shumë rreth 35 milionë euro, pasi aq është edhe klauzola e lojtarit.
Depay ka shënuar 14 gola në 18 paraqitje për Lyonin në këtë edicion, mirëpo që më pas pësoi lëndim në ligamentet e gjurit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/05/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































