Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas ndaj Gironas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll, ku në ndeshjen e fundit në Camp Nou kanë shkatërruar rivalin lokal, Gironan.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Luis Suarez (5', 44', 76'), Lionel Messi (30', 36') dhe Philippe Coutinho (66') për Barçën, ndërsa Portu (3') shënoi për mysafirët.

Dyshja Messi-Suarez ishin të pandalshëm në këtë ndeshje dhe të dy u vlerësuan më së larti duke u notuar me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshje shkoi për anësorin e mysafirëve, Aday Benitez, i cili u notua me 5.1. /Telegrafi/ Barcelona:

notat barca 6 e1519509170231

Girona:

notat barca 7 e1519509192190

telegrafi sport app