Barcelona 1-0 Real Sociedad, nota e Januzajt dhe të të tjerëve

221:"BARCELONA, SPAIN - MAY 20: Andres Iniesta of FC Barcelona leaves the pitch during the La Liga match between Barcelona and Real Sociedad at Camp Nou on May 20, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images) 12:"Getty Images
Barcelona ka fituar ndaj Real Sociedadit me rezultat minimal 1-0.
Blaugranët kanë arritur të fitojnë në gjiron e fundit dhe ta mbyllin sezonin 2017/18 me fitore.
Goli i vetëm në këtë fitore për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënua nga ylli brazilian, Philippe Coutinho (57').
Ishte pikërisht Coutinho dhe mbrojtësi Jordi Alba, ata të cilët u vlerësuan më së larti duke marrë notë 7.8 në këtë ndeshje.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për dyshen e mysafirëve, Juanmi dhe Alberto de la Bella, të cilët u notuan me 6.0.
Për 62 minuta luajti edhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.5. /Telegrafi/ Barcelona:

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































