Me 4 korrik, duke filluar nga ora 20:30 në kompleksin Kino Europa në Prizren do të mbahet edicioni i tretë i BarCamp Prizren, organizim që vie si rezultat i punës së vazhdueshme të ekipit qendror në Prishtinë të cilët kanë qenë aktiv nëpër qytete tjera, dhe që kësaj radhe punën e tyre e trashëgojnë të rinjë të qytetit dhe OJQ THY.
BarCamp është një ngjarje joformale që përkrahet nga komuniteti dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit dhe takimit me folësit dhe audiencën. BarCamp Prizren kësaj rradhe do të sjellë para audiencës një përzgjedhje interesante të folësve dedikuar fushës së të drejtave të njeriut e specifikisht për personat me nevoja të veçanta e kufizime fizike, librit elektronik dhe robotit për detektimin e mjeteve të pashpërthyera.
Me qëllim që ne shqiptarët të dijmë më shumë për punën e njëri-tjetrit, cfarë bëhet në Shqipëri e në Kosovë, Anisa Proda aktiviste në fushën e të drejtave të njeriut e specifikisht për personat me nevoja të veçanta e kufizime fizike, do të ndajë me ne fushatën që ajo dhe miqtë e saj bëjnë për të rritur ndërgjegjësimin për njerëzit me kufizime fizike. Gjatë rruges së saj për të çarë në jetë, Anisa nuk i është nënshtruar paaftësise në të pare, por e ka pranuar si pjesë të sajën për të vazhduar përpara. Ajo ka udhëtuar nëpër universitetet shqiptare, për të takuar studentë e për të njohur ata nga afër se si mund të ndërveprohet më mirë me këtë komunitet. Pjesë e prezantimit do të jenë edhe video dokumentare që flasin për të drejtat e këtij komuniteti dhe ilustrojnë arritje.
Tahir Hoxha, zhvillues i Web aplikacioneve si dhe trajnues i afirmuar në fushën e Web dizajnit dhe programimit, do të flasë mbi librin elektronik, si një potencial pothuajse aspak i shfrytëzuar në përhapjen e kulturës së leximit tek lexuesit kosovarë. Trendet në nivel global shënojnë zgjerim të tregut të librit elektronik, rritje kjo e nxitur edhe nga inovacionet teknologjike siç janë eReader-ët, tablet PC-të dhe telefonat mobile të mençur, të cilat mundësojnë që lexuesi i interesuar ta ketë një bibliotekë të tërë me vete, kudo që të gjendet. Në Kosovë dhe në përgjithësi në hapësirën mbarëshqiptare, fenomeni i librit elektronik është pothuajse inekzistent. Një projekt që tashmë ka dhënë rezultatet e para inkurajuese është “Libraria Elektronike” (www.librariaelektronike.com).
Albatros Rexhaj, shkrimtar, publicist, botues do të flasë mbi projektin “Libraria Elektronike” që funksionon në kuadër të Shtëpisë së Botimeve Elektronike “Filozofia Urbane”. Për më pak se gjysmë viti, Libraria Elektronike arriti të botojë rreth 80 libra të autorëve shqiptarë, që nga klasikët e letërsisë deri tek autorët bashkëkohorë. “Libraria Elektronike” i ofron librat gratis dhe sipas statistikave, rezulton të jetë jashtëzakonisht i vizituar nga lexuesit nga Kosova e Shqipëria, por edhe nga shumë vende të tjera ku jetojnë shqiptarët.
Njësoj si te filmi “The Hurt Locker”, i regjisores Kathryn Bigalow, që në vitin 2010 ishte shpërblyer me gjashtë “Oscar”, ku vendndodhja e minave detektohet nga një robot në formë tanku, Besnik Gashi, Valon Gojani, Kenan Hyseni dhe Drilon Bunjaku, nën udhëheqjen e profesorit Shaban Buza, kanë krijuar një të tillë. RoboDet – Roboti për detektimin e mjeteve të pashpërthyera dirigjohet nga distanca dhe reagon në metale. Duke ditur se në Qershorin e vitit 1999 Kosova doli nga lufta me rreth 4500 zona të mbushura me bomba, mina të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera shpërthyese edhe përkundër angazhimeve të ekipeve të specializuara të Forcave të NATO-s, të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), tani Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), organizatave të ndryshme ndërkombëtare e kombëtare, sot ende janë të evidentuara 60 zona me rrezikshmëri të lartë dhe 50 zona si të dyshuara se kanë mjete të pashpërthyera dhe mina, 115 persona humbën jetën dhe afro 500 qytetarë tjerë u plagosën rëndë ose lehtë, shumë prej tyre duke mbetur invalidë përjetë. Studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të cilët e ndërtuan ‘RoboDetin’ kanë pasur rastin të punojnë për kompanitë me renome botërore si Bosch, Siemens etj.
Për pjesëmarrësit që vijnë me kohë ka edhe pije falas. Sponsor medial të BarCamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa ngjarja mund të përcillet edhe në rrjetet sociale, ku veçanërisht në Twitter mund të kërkoni më shumë me hashtag #bcprizren.
BarCamp Prizren gjithashtu mbështetet nga Kompania e Sigurimeve ‘Grawe Elsig’ dhe Dokufest. / Digjitale / Telegrafi /
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, 'Operator' - cili do të jetë funksioni i tij?
Musk me ide tjetër revolucionare - vështirë se do t’i rezistohet
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
Pakistani ndalon përsëri TikTok-un për mos filtrimin e përmbajtjes 'imorale'
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Huawei Mate 30 Pro pa Google Apps dhe Play Store tani shitet edhe në Evropë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama