Barcelona ka arritur fitore në Camp Nou ndaj Sevillas me rezultat 2-1.

Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga ata, por edhe mysafirët kishin rastet e tyre, edhe pse të pakta.


Çuditërisht goli i parë në ndeshje erdhi nga Sevilla, e cila në minutën e 20-të shënoi me anë të Vitolos.

Por, në minutën e 31-të në skenë doli, Lionel Messi, i cili me një gol të bukur nga gjuajta e lirë barazoi shifrat në 1-1 dhe me këtë rezultat shkuan në pushim skuadrat.

Barca kaloi në epërsi me anë të Gerard Pique vetëm pas tre minutash në pjesë e dytë dhe më nuk kishte gola deri në fund.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në vendin e parë me 66 pikë, ndërsa Sevilla në të gjashtin me 41 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barcës është si mysafirë i Rayo Vallecanos. /Telegrafi/

telegrafi sport app