Barcelona vazhdon me fitore në La Liga, këtë herë duke fituar ndaj Levantes me rezultat 3-0.

Për katalunasit kjo ishte një fitore e lehtë pasi mysafirët nuk u treguan rrezikshëm.


Golin e parë në takim erdhi në minutën e 12-të nga Lionel Messi, kjo pas një asistimi nga Jordi Alba.

Lionel Messi vs Levnate (Getty Images)

Pas shanseve të Luis Suarez (14'), Ousmane Dembele (25') dhe Lionel Messit në minutën e 33-të nga gjuajta e lirë, erdhi goli nga Luis Suarez (38').

Shansi më i mirë për vendasit ishte nga Shaquell Moore në minutën e 65-të, por Mac-Andre ter Stegen nuk lejoi që t'i tundet rrjeta.

Luis Saurez vs Levente1 (Getty Images)

Golin e fundit në takim e shënoi Paulinho, kjo në minutat shtesë të takimit dhe ky ishte goli shtatë sezonal i tij në La Liga.

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon në pozitën e parë me 48 pikë, kurse Levante në vendin e 16-të me 18 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është ndaj Real Sociedadit, kurse Levante luan në xhiron tjetër kundër Celta Vigos. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x6crlrk

telegrafi sport app