Barca ngjitet në pozitën e dytë, hije e Realit (Video)

Barcelona ka fituar ndaj Granadas me rezultat 1-0.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë, por nuk arritën të jenë konkretë para portës kundërshtare, ndërsa mysafirët nuk arritën të gjuajnë as edhe një herë në portë.

Në pjesën e parë nuk patë gola, por shansin më të mirë e kishte Luis Suarez.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga Rafinha në minutën e 48-të. Deri në fund rrezikuan edhe Neymar e Suarez, por porta e mysafirëve mbeti e paprekur.

Pas kësaj fitore Barcelona ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, apo dy më pak se Real Madridi në vendin e parë, kurse Granada në pozitën e fundit me tre pikë.
Ndeshja e ardhshme e Barcës është ndaj Sevillas. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































