Sipas agjentit brazilian Andre Cury, Barcelona mori një ofertë prej 200 milionë euro për të shitur Lionel Messin në vitin 2020, por presidenti i Barcelonës në atë kohë Josep Maria Bartomeu e refuzoi ofertën pasi nuk donte që Leo të largohej.

Megjithatë, argjentinasi ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin në atë kohë dhe oferta ishte seriozisht joshëse.


Disa muaj më vonë, Bartomeu dha dorëheqjen pasi u ngritën akuza të rënda kundër administratës së tij.

Në mars të vitit 2021, Joan Laporta mori detyrën si president i Barçës dhe detyra e tij e parë e madhe ishte që Messi të nënshkruante një kontratë të re.

Laporta megjithatë dështoi në detyrën e tij për të mbajtur 36-vjeçarin dhe lojtari u largua nga Camp Nou si lojtar i lirë.

Ai nënshkroi për PSG më pas dhe pjesa tjetër është histori. /Telegrafi/

telegrafi sport app