Me rezultat 4-1, Barcelona e ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Romës që u zhvillua në Camp Nou.

Mysafirët bënë paraqitje të mirë në minutat e para të takimit, mirëpo Daniele De Rossi bëri një gabim të rëndë duke shënuar autogol (38').


lionel (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Deri në mbyllje të pjesës së parë nuk pati gola të tjera dhe me epërsi minimale, katalunasit shkuan në pushim.

Giallorossët u përpoqën sërish të bënin diçka në gjysmën e dytë, mirëpo një tjetër autogol, këtë herë nga Kostas Manolas (55'), ishte ndëshkimi i radhës për skuadrën italiane.

barca1 1 (Foto: FC Barcelona/Twitter)

Goli i tretë i vendasve u realizua nga Gerard Pique (59'). Portieri Alisson e mbrojti goditjen e Luis Suarez, por aty ishte mbrojtësi spanjoll për të ndëshkuar.

Roma i riktheu shpresat me një gol të Edin Dzekos (80'), i cili shënoi pas asistimit nga  Diego Perotti.

dzeko3 (Foto: AS Roma/Twitter)

Mirëpo, nga një tjetër gabim i mysafirëve në zonë, përfitoi Luis Suarez për ta shënuar golin e katërt të Blaugranëve (87').

Epërsia e Barcelonës është shumë e lartë, ashtu që është thuajse e pamundur që Roma t'i ndryshojë gjërat në ndeshjen kthyese.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave (10 prill) në Stadio Olimpico. /Telegrafi/

https://twitter.com/TamalUzzaman/status/981622784135778304

https://twitter.com/FuriaPartenopea/status/981623076009009153

https://www.dailymotion.com/video/x6hbquz

https://www.dailymotion.com/video/x6hbr4o

telegrafi sport app