Chelsea ka barazuar ndaj West Hamit me rezultat 2-2 në Stamford Bridge.

Mysafirët ishin më të mirë për një nuancë, por mund të themi se ky barazim ishte i merituar për të dy ekipet


Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 17-të nga Manuel Lanzini, i cili me një goditje të bukur jashtë zone arriti të mposhtë portierin kundërshtar. 

Chelsea+v+West+Ham+United+Premier+League+F9cGQB5LAVzx

Në minutat shtesë të pjesës së parë erdhi goli i barazimit nga Cesc Fabregas, ku spanjolli me një goditje mjeshtërore nga gjuajta e lirë i dërgoi skuadrat në pushim me rezultat 1-1.

Chelsea+v+West+Ham+United+Premier+League+1Q95U89jx1Yx

West Ham kaloi në epërsi falë golit të Andy Carroll në minutën e 61-të, i cili u asistua bukur nga Payet.

Në skenë doli edhe një herë Fabregas, por këtë herë ai realizoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Leicester City ka vazhduar me fitore, këtë herë ‘Dhelprat’ fituan ndaj Crystal Palace me rezultat 0-1. Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga Riyad Mahrez, i cili u asistua nga Vardy.

Crystal+Palace+v+Leicester+City+Premier+League+sTFIBnKyG5Gx

Pas këtij barazimi West Ham vazhdon në pozitën e pestë me 50 pikë, ndërsa Chelsea në vendin e dhjetë me nëntë pikë më pak.

Kurse Leicesteri vazhdon në vendin e parë me 66 pikë, apo tetë pikë më shumë se Tottenhami që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/

telegrafi sport app