LAJMI I FUNDIT:

Barazim në Gjilan, Llapi triumfon ndaj Besës

Barazim në Gjilan, Llapi triumfon ndaj Besës

Ndeshja e shumëpritur mes Gjilanit dhe Prishtinës ka përfunduar në barazim pa gola 0-0.

Edhe pse gjatë 90 minutave dy skuadrat luajtën lojë sulmuese, në fund golat munguan si nga vendasit ashtu edhe nga mysafirët.

Ballafaqimi mes rivalëve të vjetër, është përshkruar më rivalitet të theksuar ashtu siç ka ndodhur çdo herë në përballjen e këtyre dy skuadrave të njohura në vendin tonë.

Pas këtij barazimi, Gjilani rikthehet në vendin e dytë më 21 pikë, një më pak se liderja e tabelës, Feronikeli, kurse, Prishtina mbetet në pozitën e parafundit me vetëm 11 pikë të tubuara.


Llapi i është gëzuar fitores, pasi në shtëpinë e tyre mundën Besën e Pejës, me rezultat minimal 1-0.

Nikoqirët gjatë gjithë lojës e “kërcënuan” ekipin pejanë, ndërsa fitorja e llapjanëve erdhi në minutën e fundit të kohës se rregullt përmes kapitenit Benjamin Emini.

Pas kësaj fitore, Llapi ngjitët në pozitën e pestë më 16 pikë të tubuara, një më shumë së Besa që zë pozitën e pestë.

Raiffeisen Superliga / Java e 11-të

Rezultatet
Liria – Hajvalia 0-0
Llapi – Besa 1-0
Gjilani – Prishtina 0-0
Feronikeli – Trepça ’89 1-1
Istogu – Vushtrria 4-0
Drenica – Drita 1-0