LAJMI I FUNDIT:

Baras në Gjilan

Baras në Gjilan

Xhiroja e 13-të në elitën e futbollit kosovar është mbyllur sot me ndeshjen Drita – Feronikeli, ku nuk solli fitues 1-1.

Drita fillimisht kaloi në epërsi. Pas një ndërprerjeje nga rreth 40 metra, Xhevdet Shabani, e gjen kokën e Alban Shillovës, i cili shënon për 1:0. Duhet thënë se portieri i Feronikelit, Granit Kolshi dhe mbrojtësit i Feronikelit, Fidan Gërbeshi, nuk u koordinuan si duhet.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i barazimit. Ishte minuta e 63-të kur mesfushori i Feronikelit, Mentor Zhdrella, e gjen me një pasim maestral Përparim Livorekën, i cili shënon ballë për ballë me Artan Latifin shënon për 1-1.

Pas këtij barazimi Feronikeli mbetet lider me 26 pikë, ndërsa Drita ka 17 dhe është në pozitën e shtatë. /Telegrafi/