Seanca solemne në të cilën do të betohej kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq është shtyrë për kohë të pacaktuar. Po ashtu edhe në komunën e Zveçanit nuk është mbajtur seanca solemne e betimit të kryetarit Vuçina Jankoviq. Ndërsa nuk është dhënë ndonjë arsye lidhur me mos mbajtjen e këtyre seancave.
Lidhur me këtë profesori, Mazllum Baraliu, në një deklaratë për Telegrafin, ka thënë se një gjë e tillë ishte paralajmëruar më parë nga vetë përfaqësuesit në fjalë.
Sipas tij kjo është një tallje që po i bëhet Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj.
“Ata para zgjedhjeve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje, do t’i fitojnë ato, dhe do të japin dorëheqje, nuk do t’i pranojmë mandatet. Pra është një tallje me Republikën, me Kushtetutën, me institucionet tona, legjislacionin në fuqi dhe ligjin për vetëqeverisjen lokale, si dhe gjithë legjislacionin përkatës”, ka thënë ai.
Baraliu ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të duhej të reagonte menjëherë dhe sipas tij të vetëdijesohet me këto tolerime.
“Qeveria duhet të vetëdijesohet të mos e pranoj këtë lojë të ndytë dhe jashtëzakonisht destruktive dhe obstruktive që vjen nga Veriu, gjegjësisht edhe nga Beogradi i Serbisë. Në këtë mënyrë pranohet lehtë e shpejt pa bërë zhurmë, duke heshtur, duke miratuar me heshtje. Një maksimë latine thotë se ‘kush heshtë konsiderohet se pranon’, prandaj heshtja edhe ndaj veprimeve të mëhershme të dorëheqjes, që nuk është institut që e njeh ligji për qeverisjen lokale, i cili njeh vetëm institucionin e shkarkimit. Këta e kanë pranuar, kanë toleruar afatet ligjore, dhe tani i kanë pranuar këta njerëz për kandidatë duke e ditur se ata kanë deklaruar se do të kandidojnë, dhe do të japin dorëheqje, pra do të tallen me ne”, ka theksuar ai duke shtuar se nëse Qeveria nuk reagon atëherë e pranon teledirigjimin nga Beogradi.
“Përfundimisht kjo kërkon një përgjigje institucionale të menjëhershme, dhe të fuqishme për t’iu dhënë atyre njerëzve. Kjo nuk do koment sepse është diçka e teledirigjuar nga Beogradi dhe e realizuar nga këta eksponentë tanë që as nuk ua dojnë të mirën qytetarëve të vet në radhë të parë që kinse i përfaqësojnë, po as Kosovës. Prandaj do të duhej të ndërpritet kjo tallje, kjo lojë tragjikomike që po bëhet me institucionet tona, të mos pranohet teledirigjimi i Beogradit, sepse nëse nuk reagohet atëherë ne e pranojmë këtë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera ai ka thënë se lidhur me këtë edhe veprimet e KQZ-së kanë qenë të papërgjegjshme.
“Këto tolerime që i përmenda, dhe tallje që i ka pranuar kjo Qeveri, me rastin e dorëheqjeve të tyre dhe mungesën që kanë bërë ata disa muaj, ku paratë i kanë, marrë ndërkaq nuk e kanë ushtruar detyrën e tyre. Po ashtu veprimet e KQZ-së kanë qenë të papërgjegjshme, tolerante dhe kompromis bërës. Ka pasur disa përfaqësues të partive që kanë reaguar me kohë që të mos certifikohen Lista Serbe dhe eksponentë e saj. Ndërkohë që në mënyrë kompromis dhënëse mezi kanë pritur vendimin e PZAP-it, dhe KQZ pastaj i ka certifikuar. Do të duhej edhe ata të kishin marr një leksion, pasi që me këto kompromise dhe koncensione irracionale, e herë herë edhe jo në përputhje me ligjin dhe rregullat e KQZ-së, ku thuhet qartë në ligjin për zgjedhje se si duhet, dhe kush duhet të plotësoj kushtet si subjekt për t’u certifikuar dhe kandidatët. Pra do të duhej që edhe KQZ të marr leksion të mirë që të mos përsërisë vendimet e tilla, që veprimet e tyre kanë qenë paralajmëruese se do të dallen me ne dhe me vet KQZ-në”, ka deklaruar ai duke shtuar se edhe KQZ nuk e di se çfarë do të duhet të bëjë tani.
“Tani KQZ është në një pozitë të pa-lakmuar, sepse edhe ata nuk do të dinë se çfarë do të bëjnë me këtë pozicion të dorëheqjes. Pra edhe ata kanë përgjegjësi ligjore sikurse ka Qeveria dhe Ministria për Pushtetin Lokal”, ka theksuar Braliu.
Kujtojmë se edhe mandatin e kaluar katër kryetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, patën dhënë dorëheqje.
Dorëheqja e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri, pasoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 për qind për prodhimet e importuara nga Serbia./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Ia dëmtuan veturën me mjete të forta dhe e kanosen, viktima nga Ferizaj përfundon në pranga të policisë si i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë