LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Bojkotimi i seancave nga shumica parlamentare, i pazakontë

Baraliu: Bojkotimi i seancave nga shumica parlamentare, i pazakontë

Mazllum Baraliu, analist politik, duke folur për aktualitetin politik në vend tha se zhvillimet e fundit në Kuvend janë jo të arsyeshme, jo pozitive. Sipas tij, raste të tilla ka pasur edhe më herët, kur për inate politike për qëllime të caktuara, që ndonjëherë janë të dëmshme për vendin segmente të  caktuara të subjekteve politike dirigjojnë sjellje të tilla që dëmtojnë marrëveshjet ndërkombëtare por edhe të ligjeve të rëndësisë vitale.

Në RTK, Baraliu tha se mospjesëmarrja e deputetëve të partisë në pushtet në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Procesin e Subvencionimit të Teksteve Shkollore, është e pazakontë dhe nuk është shembull i mirë që të bojkotojnë mbledhjet e tilla, qoftë ato të komisioneve, qoftë ato të seancave plenare.

“Çdo gjë që është në korniza të një beteje politike, që i takon opozitës për të korrektuar veprimet e pozitës dhe për të luftuar për kauza të caktuara, që janë në interes të qytetarit të shtetit, është krejt normale, sepse, fundi i fundit, roli i opozitës është që të bëjë beteja politike, por në kuadër të kornizave të së arsyeshmes, në kuptimin politik dhe etik e moral”, tha Baraliu.


Lidhur me moskoordinimin në mes të partisë në pushtet dhe të atyre opozitare në mbledhjet e komisioneve, Baraliu vlerëson se kjo është pasojë e një mungese të një kulture politike dhe përgjegjësie politike, kur “në vend që të avancojmë në zhvillimin e  demokracisë parlamentare, kemi degraduar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori